Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s
BKT
Sport

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

F.B/RTKLive

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar përparim në renditjen më të re të FIFA-s, duke u ngjitur për një pozitë pas fitoreve të rëndësishme ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Në klasifikimin e përditësuar për muajin nëntor, kuqezinjtë renditen në vendin e 65-të në botë, me 1388.42 pikë.

Kështu, Shqipëria e mbyll muajin nëntor me një pozicion më lart në ranglistën botërore, duke reflektuar rezultatet pozitive të arritura në ndeshjet e fundit ndërkombëtare.

Ndërkohë, në krye të renditjes nuk ka ndryshime. Spanja vazhdon të mbajë pozitën e parë, pavarësisht humbjes së pësuar në ndeshjen e fundit të vitit 2026 ndaj Anglisë, në stadiumin “Metropolitano”.