Portugalia fiton ndaj Uellsit dhe siguron vendin e parë
UK/RTKLive.com
Portugalia ka shënuar fitore 3:2 ndaj Uellsit në udhëtim, duke e përfunduar në vendin e parë Grupin A4 të Ligës së Kombeve.
Ndeshja ka qenë e pasur me gola dhe emocione. Bruno Fernandes e ka kaluar Portugalinë në epërsi në minutën e njëmbëdhjetë, por Uellsi ka barazuar vetëm dy minuta më vonë përmes David Brooks.
Vendasit kanë arritur ta përmbysin rezultatin në minutën e dyzet, kur Sorba Thomas ka shënuar për 2:1. Megjithatë, Portugalia ka reaguar para përfundimit të pjesës së parë, me Pedro Neto që ka barazuar shifrat.
Golin e fitores për Portugalinë e ka realizuar Carlos Forbs në minutën e shtatëdhjetë, duke shënuar golin e tij të parë me ekipin përfaqësues. Portugalia ka mbetur me dhjetë futbollistë në minutën e shtatëdhjetë e dytë, pasi Pedro Neto është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.
Me këtë fitore, Portugalia e mbyll grupin në vendin e parë dhe siguron një vend në çerekfinale. Ndërkohë, Uellsi, që e kishte siguruar më herët vendin e fundit, do të luajë në "play off" për qëndrimin në Ligën A/B.






















