Jazz i japin fund serisë së fitoreve të Lakersit, Denveri mposht Bostonin
F.B/RTKLive
Los Angeles Lakers kanë pësuar humbje në shtëpi, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi.
Utah Jazz arritën të befasojnë skuadrën e Luka Donçiqit, duke e mposhtur me rezultat 109:97 dhe duke ndërprerë ecurinë e shkëlqyer të kalifornianëve.
Një tjetër përballje e fortë ishte ajo ndërmjet Denver Nuggets dhe Boston Celtics. Nuggets i mbijetuan një sfide të vështirë, duke triumfuar me rezultat 105:101.
Fitore të rëndësishme arritën edhe Memphis Grizzlies në udhëtim te Cleveland Cavaliers, si dhe Philadelphia 76ers, që përmbysën disavantazhin për të fituar në transfertë ndaj Orlando Magic me rezultat 121:116.
Spektakël pati edhe në Miami, ku Heat mposhtën Milwaukee Bucks me rezultat 137:130. Giannis Antetokounmpo ishte protagonist me një paraqitje të madhe përballë ish-skuadrës së tij, por kjo nuk mjaftoi që Milwaukee të shmangte humbjen.
Rezultatet e ndeshjeve:
Cleveland Cavaliers – Memphis Grizzlies 121:124
Indiana Pacers – Houston Rockets 104:119
Orlando Magic – Philadelphia 76ers 116:121
Miami Heat – Milwaukee Bucks 137:130
Brooklyn Nets – Chicago Bulls 107:137
Toronto Raptors – Washington Wizards 99:103
Dallas Mavericks – Golden State Warriors 116:94
Oklahoma City Thunder – Atlanta Hawks 112:117
New Orleans Pelicans – Detroit Pistons 109:122
Denver Nuggets – Boston Celtics 105:101
Sacramento Kings – Phoenix Suns 107:128
Los Angeles Lakers – Utah Jazz 97:109






















