E pranon Deco: Luis Diaz ishte ëndrra e parealizuar
F.B/RTKLive
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zbuluar se cili transferim i munguar i ka lënë më shumë keqardhje gjatë periudhës së tij në klubin katalanas.
Në një intervistë për “Radio Catalunya”, portugezi u pyet se për cilin futbollist i vjen më shumë keq që nuk arriti ta transferonte në “Camp Nou”, mes Julian Alvarez, Luis Diaz dhe Bernardo Silvas.
Përgjigjja e tij ishte e qartë: Luis Diaz.
“Për cilin futbollist më vjen keq që nuk e transferova, mes Julian Alvarez, Luis Diaz dhe Bernardo Silva? Pa dyshim, Luis Diaz”, u shpreh Deco.
Drejtuesi i Barcelonës iu referua periudhës së verës së vitit 2024 dhe asaj të vitit 2025, kur sulmuesi kolumbian po shqyrtonte mundësinë e largimit nga Liverpooli. Megjithatë, në verën e vitit 2025, Diaz përfundoi te Bayern Munich, duke u bërë pjesë e skuadrës gjermane.
Ndërkohë, një tjetër objektiv i rëndësishëm i Barcelonës ishte edhe sulmuesi argjentinas Julian Alvarez. Katalanasit tentuan ta bindnin për një kalim në “Camp Nou”, por ai vendosi të vazhdonte aventurën te Atletico Madridi.






















