Specialja jep detaje për vizitën humanitare të Jakup Krasniqit
BKT
Gjykata Speciale

Specialja jep detaje për vizitën humanitare të Jakup Krasniqit

A.B/RTKLive

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka dhënë detaje për vizitën humanitare të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë.

Në informimin javor të 19 nëntorit 2026, Doyle ka bërë të ditur se Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative të organizojë një vizitë nën ruajtje për Krasniqin, për arsye bindëse humanitare.

Sipas tij, kjo është vizita e 15-të e këtij lloji që gjykatësit e Dhomave të Specializuara kanë autorizuar për një të paraburgosur në Kosovë, për arsye humanitare.

Doyle ka sqaruar se vizitat e tilla lejohen në bazë të rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së, e cila mbështetet në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Standarde Minimale të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve.

Ai ka theksuar se kur një i paraburgosur paraqet kërkesë për një vizitë të tillë, gjykatësit shqyrtojnë të gjitha rrethanat në kohën e paraqitjes së kërkesës dhe vendosin me urgjencën dhe dhembshurinë që kërkojnë situata të tilla.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale