Prishtina-Drenica, përballja që hap sfidat e fundjavës
BKT
Sport

Prishtina-Drenica, përballja që hap sfidat e fundjavës

F.B/RTKLive

Java e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll nis sot me vetëm një ndeshje.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës, në një përballje ku të dyja skuadrat synojnë rezultat pozitiv.

Sfida mes kryeqytetasve dhe skuadrës nga Skenderaj do të nisë në orën 17:00.

Kjo do të jetë ndeshja e vetme e ditës, ndërsa xhiroja do të vazhdojë të shtunën me dy përballje të tjera. Llapi do të luajë kundër Vushtrrisë, kurse Malisheva do të përballet me Dukagjinin.

Edhe dy ndeshje janë në program të dielën. Ballkani do të përballet me Gjilanin, ndërsa Drita do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74 në Gjilan.