08:47 / 21.11.2026
Arabia Saudite zmbraps sulmet e Huthëve
B. H. | RTKlive
Arabia Saudite ka njoftuar se ka zmbrapsur një tjetër sulm me raketa balistike të milicisë Huthi nga Jemeni, të drejtuar kundër kryeqytetit Riad.
Sipas koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, mbrojtja ajrore ka kapur dhe shkatërruar tri raketa balistike të lëshuara në drejtim të kryeqytetit.
Koalicioni, i cili është i përfshirë në luftën kundër Huthëve, ka bërë të ditur në një njoftim në rrjetin social X se edhe sulmet e fundit me dronë dhe raketa lundrimi në zonën e Riadit janë penguar me sukses.
Ndërkohë, Arabia Saudite ka vazhduar sulmet e saj ajrore në Jemenin fqinj, në kuadër të konfliktit me milicinë Huthi.






















