08:02 / 22.11.2026
Moti në Shqipëri me shi dhe shtrëngata
RTKLive
Shqipëria do të përballet ditën e diel me kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit të Shërbimit Ushtarak Meteorologjik, reshjet do të nisin me intensitet të ulët gjatë orëve të paradites, ndërsa gjatë pasdites pritet një përkeqësim i situatës atmosferike.
Në zonat veriore dhe qendrore nuk do të mungojnë shtrëngatat e shiut, të shoqëruara herë pas here me shkarkesa elektrike.
Edhe era do të jetë relativisht e ndjeshme, me drejtim juglindje-jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 9 m/s. Në zonat bregdetare dhe lugina, ajo mund të arrijë deri në 17 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim me forcë 3-4 ballë.






















