07:37 / 20.11.2026
Moti në Shqipëri, reshje shiu gjatë mëngjesit
ATSH
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se Shqipëria të premte pritet të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat pas orëve të mesditës do të vijnë në pakësim.
Priten reshje shiu me intensitet të ulët, prezente që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë vendin. Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen të lokalizohen në veri dhe qendër të vendit, me intensitet të ulët.
Era do të fryrë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë.























