Vitia dhe ambasadori slloven diskutojnë për reformën dhe digjitalizimin e shëndetësisë
BKT
Shëndetësi

Vitia dhe ambasadori slloven diskutojnë për reformën dhe digjitalizimin e shëndetësisë

V.Th / RTKLive

Investimet, reforma e sistemit shëndetësor dhe digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore ishin në fokus të takimit ndërmjet ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ambasadorit të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në takim u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë edhe në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor në raste fatkeqësish.

Në këtë kuadër, u diskutua edhe për vizitën studimore që një delegacion nga Kosova do ta zhvillojë në Slloveni, nga 6 deri më 9 dhjetor.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni do të njihet me praktikat sllovene për integrimin e shërbimeve shëndetësore dhe trajtimin e sëmundjeve kronike.


MË SHUME NGA Shëndetësi