Tradita e bukës dhe flisë bashkon fëmijët shqiptarë në aktivitetin kulturor në HangArt
BKT
Shqipëri

Tradita e bukës dhe flisë bashkon fëmijët shqiptarë në aktivitetin kulturor në HangArt

K. K. / RTKlive

Në HangArt u zhvillua një aktivitet kushtuar traditës së bukës dhe trashëgimisë së përbashkët kulinare Shqipëri–Kosovë, ku fëmijët patën mundësinë të njihen më nga afër me gatimet tradicionale dhe mënyrën e përgatitjes së tyre.

Përmes këtij aktiviteti, fëmijëve iu përcoll tradita e bukës së Norës, ndërsa ata mësuan nga afër edhe procesin e përgatitjes dhe pjekjes së flisë në saç, duke u bërë pjesë aktive e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulinare.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, përmes një postimi ka ndarë momente nga aktiviteti, duke theksuar rëndësinë e përcjelljes së traditave ndër breza dhe njohjes së fëmijëve me gatimet e përbashkëta të Shqipërisë dhe Kosovës.

Aktiviteti u shoqërua edhe me një kolazh muzikor mbarëkombëtar nga kori i fëmijëve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”.

Në kuadër të ngjarjes u mbajt edhe një panel diskutimi, ku u trajtuan dimensionet e kulturës së bukës, prejardhja dhe mënyrat e përcjelljes së kësaj tradite ndër breza.

 


MË SHUME NGA Shqipëri