Roma ndal PSG-në, Liverpool fiton bindshëm e Bayern Munich mposhtet
BKT
Sport

Roma ndal PSG-në, Liverpool fiton bindshëm e Bayern Munich mposhtet

UK/RTKLive.com

Paris Saint Germain dhe Roma kanë barazuar 2:2 në Paris, çka ky rezultat ia ka ndërprerë kampionit në fuqi serinë e fitoreve në këtë edicion të Champions League, ndërsa Liverpool ka fituar si mysafir në Belgjikë e Bayern Munich është mposhtur nga Lille.

Në ndeshjen e transmetuar drejtpërjet te RTK, Mario Hermoso e ka kaluar Romën në epërsi në minutën e pestë, ndërsa Illia Zabarnyi ka barazuar për PSG-në në minutën e tridhjetë e një. Në pjesën e dytë, Ousmane Dembele ka shënuar nga penalltia për vendasit, ndërsa Donyell Malen ka realizuar po ashtu nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 2:2.

Me këtë barazim, Roma ka shkuar në pesë pikë, ndërsa PSG-së i është ndërprerë seria prej dymbëdhjetë fitoreve në të gjitha garat.

Fitore të rëndësishme ka shënuar Liverpooli, që e ka mposhtur 3:0 Club Bruggen në Belgjikë.

Alexander Isak e ka kaluar skuadrën angleze në epërsi, pas një gabimi të portierit Yann Sommer. Në pjesën e dytë, Florian Wirtz e ka dyfishuar epërsinë, ndërsa Isak ka shënuar edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren e Liverpool.

Kjo humbje ia ka ndërprerë Club Brugges serinë prej njëmbëdhjetë ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat. Liverpool, ndërkohë, është bërë skuadra e parë që nuk ka pësuar gol nga ekipi belg në më shumë se nëntë muaj.

Befasia e kësaj mbrëmje është regjistruar në Francë, ku Lille e ka mposhtur Bayern Munich me rezultat 2:1.

Skuadra gjermane e ka nisur më mirë ndeshjen dhe ka kaluar në epërsi me golin e Dayot Upamecano, pas një goditjeje nga këndi. Megjithatë, Lille ka reaguar në pjesën e dytë. Ayase Ueda e ka barazuar rezultatin, ndërsa Ethan Mbappe e ka shënuar golin e fitores për vendasit, pas një aksioni të shpejtë.

Kjo është fitorja e parë e Lille në këtë edicion të Champions League, ndërsa Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë si mysafir që nga gjysmëfinalja e sezonit të kaluar në këtë garë.

REZULTATET E NDESHJEVE:No description available.


MË SHUME NGA Sport