07:50 / 26.11.2026
Dy shtetas serbë ndalohen në Stublinë, kishin hyrë ilegalisht në Kosovë
N.M. /RTKlive
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas të Serbisë, një mashkull dhe një femër, në fshatin Stublinë të Gjilanit, pasi dyshohet se kishin hyrë në Kosovë duke anashkaluar kontrollet në pikat e kalimit kufitar.
Rasti ka ndodhur më 25 nëntor, rreth orës 09:15, kur njësia policore, gjatë patrullimit, ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy personat.
Sipas raportit të Policisë, pas inicimit të rastit dhe me urdhër të prokurorit, të dy janë dërguar me procedurë të shpejtë në gjykatë për kundërvajtje.






















