09:11 / 27.11.2026
Raportohen dy raste të personave të zhdukur, njëri gjendet në Gjakovë
Sh.Ç/RTKlive
Policia ka raportuar për dy raste të personave të zhdukur në rajonin e Gjakovës dhe Rahovecit.
Rasti i parë është raportuar të enjten, rreth orës 12:30, në fshatin Dol të Gjakovës. Një grua kosovare ka njoftuar policinë se djali i saj ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishte informacione për vendndodhjen e tij, njofton policia.
Sipas informatave shtesë, personi i zhdukur, mashkull kosovar, është gjetur dhe i është ofruar ndihma mjekësore. Rasti mbetet nën hetime.
Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar më 23 nëntor në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Një burrë kosovar ka deklaruar se ka humbur kontaktet me vajzën e tij, e cila kishte ardhur në Kosovë nga Gjermania.
Edhe ky rast është duke u hetuar nga organet kompetente.






















