Arrestohet 40-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se kanosi ish-bashkëshorten
E.Hoti/RTKlive
Një person 40-vjeçar është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për ngacmim dhe mospërfillje të gjykatës, pasi dyshohet se kishte shkelur urdhrin mbrojtës ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Sipas policisë, rasti është raportuar më 26 nëntor në Stacionin Policor në Ferizaj.
“Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte shqetësuar vazhdimisht, duke shkelur distancën e përcaktuar me urdhër mbrojtës të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Ajo gjithashtu ka raportuar se ishte kanosur me jetë dhe se ndihej e rrezikuar”, thuhet në njoftim.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Mospërfillja e Gjykatës”.
I dyshuari i moshës 40 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.






















