Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës
BKT
Lajme

Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Sh.Ç/RTKlive

Me rastin e Ditës së Forcës, deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke e cilësuar këtë proces si një hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.

Ish- kryeministri Haradinaj, ka vlerësuar lart angazhimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët, sipas tij, vazhdojnë të dëshmojnë përkushtim në mbrojtjen e vendit dhe ruajtjen e paqes.

Haradinaj ka theksuar gjithashtu se aktiviteti i dyerve të hapura të FSK-së është një mundësi e mirë për qytetarët që të njihen nga afër me punën, përgatitjen dhe sukseset e ushtarëve kosovarë.

Në fund, ai ka uruar të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët për Ditën e Forcës, duke vlerësuar kontributin e tyre në shërbim të atdheut.


MË SHUME NGA Lajme