Kurti: Integrimi ekonomik është bërë çështje sigurie
BKT
Lajme

Kurti: Integrimi ekonomik është bërë çështje sigurie

V.Th / RTKLive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se lufta hibride e Rusisë po intensifikohet në Evropë, duke e bërë integrimin ekonomik çështje të sigurisë.

Gjatë samitit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në Tiranë, Kurti ka thënë se ndërvarësia ekonomike, e cila ishte menduar t'i shërbente paqes, në duart e autokracive është shndërruar në mjet ndikimi me kushte politike.

“Pothuajse pesë vjet pas luftës në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës, lufta e saj hibride po intensifikohet në të gjithë Evropën. Kjo e ka bërë integrimin ekonomik një çështje sigurie. Ndërvarësia duhej t'i shërbente paqes, por në duart e autokracive ajo është bërë një levë me kushte të fshehta politike”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi është i sigurt vetëm mes partnerëve që ndajnë vlera të përbashkëta.

“Sot është e sigurt vetëm mes partnerëve që ndajnë të njëjtat vlera. Me Kosovën, ky është padyshim rasti”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka shtuar se demokracia është burimi i fuqisë së tyre.


MË SHUME NGA Lajme