21:21 / 26.11.2026
Pacolli takon ambasadorin e BE-së, diskutojnë projektet dhe mundësitë e reja të financimit
A.B/RTKLive
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schübel.
Në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, projektet aktuale dhe mundësitë e reja të financimit përmes programit IPA.
Pacolli ka theksuar se mbështetja e BE-së është shumë e rëndësishme për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe ujërave.
Ajo ka bërë të ditur se synojnë ta zgjerojnë edhe më tej këtë bashkëpunim.






















