Prezantohet demonstrimi praktik i dronëve
BKT
Lajme

Prezantohet demonstrimi praktik i dronëve

A.B/RTKLive

Sot, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, Njësia e Dronëve dhe Antidronëve e Policisë së Kosovës (NJDA) realizoi me sukses prezantimin e kapaciteteve dhe demonstrimin praktik të përdorimit të dronëve në skenarë operacional policorë.

Në aktivitet morën pjesë zëvendësministri i MPB-së, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorët e Italisë, Francës dhe Belgjikës, përfaqësues të OSBE-së, EULEX-it, AKSP-së, Doganës së Kosovës, si dhe eprorët e Njësive Speciale/DINJS.

Implementimi i skenarit demonstrues u realizua nga NJDA, me asistimin operacional të operatorëve të Njësië Speciale Operative (NJSO), duke prezantuar ndërveprimin e kapaciteteve teknologjike dhe profesionale në mbështetje të operacioneve policore.

"Aktiviteti dëshmoi avancimin e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike të Policisë së Kosovës, si dhe rezultatet e trajnimeve të realizuara në kuadër të projektit HAPE dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë nga BE-ja", njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme