23:22 / 26.11.2026
Maqedonci fton qytetarët t’i vizitojnë kazermat e FSK-së për Ditën e Forcës
E.Hoti/RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka ftuar qytetarët e Kosovës që nesër, më 27 nëntor, të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me rastin e shënimit të Ditës së Forcës.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se dyert e kazermave do të jenë të hapura për qytetarët nga ora 10:00 deri në 13:30.
Gjatë vizitës, qytetarët do të kenë mundësi të njihen nga afër me kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të FSK-së.
“Ju mirëpresim që së bashku të shënojmë Ditën e Forcës, Ditën e Ushtrisë së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Maqedonci.






















