Kurti: Studentët do të përfitojnë deri në 70 euro në muaj për udhëtim drejt fakultetit
BKT
Lajme

Kurti: Studentët do të përfitojnë deri në 70 euro në muaj për udhëtim drejt fakultetit

V.Th / RTKLive

Studentët në Kosovë do të përfitojnë nga 30 deri në 70 euro në muaj për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit deri në fakultet, varësisht nga distanca e vendbanimit.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen e re për bursën e mobilitetit, për të cilën mund të aplikojnë studentët e rregullt të nivelit bachelor në institucionet e akredituara publike dhe private në Kosovë.

Mbështetja mujore do të ndahet sipas distancës:

30 euro për distanca deri në 20 kilometra;

50 euro për distanca nga 21 deri në 50 kilometra;

70 euro për distanca mbi 50 kilometra.

Sipas Kurtit, mund të aplikojnë si studentët e rinj, ashtu edhe ata që kanë përfituar më parë nga kjo bursë.

Ai ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar akademik nga bursa e mobilitetit kanë përfituar 8 mijë e 362 studentë, me gjithsej 2.9 milionë euro mbështetje.

“Kjo mbështetje vijon edhe sivjet”, ka shkruar Kurti.


MË SHUME NGA Lajme