Ekonomia franceze në recesion, PBB-ja tkurret për të tretin tremujor radhazi
BKT
Rajoni dhe Bota

Ekonomia franceze në recesion, PBB-ja tkurret për të tretin tremujor radhazi

A.B/RTKLive

Franca ka hyrë në recesion teknik, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) ka shënuar rënie për dy tremujorë radhazi, sipas të dhënave të rishikuara të publikuara të premten nga Instituti Francez i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (INSEE).

PBB-ja e Francës është tkurrur me 0.2 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026, ndërsa vlerësimi fillestar kishte qenë për rënie prej 0.1 për qind.

Ndërkohë, aktiviteti ekonomik në tremujorin e dytë, i cili fillimisht ishte vlerësuar si i pandryshuar, rezulton të ketë shënuar gjithashtu një rënie të lehtë.

Sipas Marie Leclair, drejtoreshë e Departamentit të Llogarive Kombëtare në INSEE, këto të dhëna bëjnë të mundur konstatimin se Franca është në recesion. Një vend konsiderohet në recesion teknik kur regjistron rënie ekonomike për dy tremujorë radhazi.

Përkeqësimi i aktivitetit ekonomik është reflektuar edhe në deficitin publik, i cili në tremujorin e tretë arriti në 5.6 për qind të PBB-së, krahasuar me 5.3 për qind në tremujorin paraprak. Kjo është mbi objektivin prej 5.4 për qind të paraparë nga qeveria për vitin 2026.

Të dhënat e reja tregojnë se Franca nuk pritet të arrijë rritjen ekonomike prej 0.5 për qind, të parashikuar nga qeveria për këtë vit, raporton Le Monde.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota