Gërvalla përkujton Isa Boletinin nga vendlindja e tij
V.Th / RTKLive
Ministrja e drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar heroin kombëtar Isa Boletini, në Ditën e Flamurit, nga vendlindja e tij në Boletin.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka vlerësuar kontributin e Boletinit në përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë dhe bashkimin kombëtar.
Ajo ka kujtuar se më 29 nëntor 1912, Isa Boletini mbërriti në Vlorë me qindra luftëtarë nga Kosova, për t'i dalë në mbrojtje Qeverisë së Ismail Qemalit dhe shtetit të saposhpallur shqiptar.
Gërvalla ka përmendur edhe angazhimin e tij në Evropë, përkrah Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, për mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe kundërshtimin e copëtimit të trojeve shqiptare.
Në mesazhin e saj, ajo ka veçuar edhe shprehjen e njohur të Isa Boletinit: “Unë jam mirë kur asht mirë Shypnija”.
“Lavdi e përjetshme Bacës Isë dhe veprës së tij kombëtare!”, ka shkruar Gërvalla.






















