Bayern Munich ndalet nga Hamburger SV
BKT
Sport

Bayern Munich ndalet nga Hamburger SV

UK/RTKLive.com

Bayern Munich nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola, 0:0, në udhëtim te Hamburgur SV, në kuadër të Bundesligës.

Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany vazhdon momentin e vështirë, pasi kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në të gjitha garat pa fitore.

Bayern e ka nisur ndeshjen me dominim të posedimit, por ka pasur vështirësi të krijojë raste të rrezikshme. Noah Codjo-Evora, i cili e ka nisur për herë të parë një ndeshje si titullar në sulm, ka rrezikuar brenda dhjetë minutave të para, por goditja e tij ka përfunduar jashtë portës.

Edhe Hamburger SV ka pasur vështirësi të depërtojë në zonën kundërshtare, pavarësisht paraqitjes së mirë dhe presionit ndaj bavarezëve.

Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë ka ndodhur pak para pushimit. Kapiteni i Bayern, Joshua Kimmich, është ndëshkuar drejtpërdrejt me karton të kuq, pasi në një përplasje me Alexander Rossing-Lelesiit e ka tërhequr kundërshtarin për flokësh.

Kështu, Bayern ka mbetur me dhjetë lojtarë për më shumë se dyzet e pesë minuta.

Në pjesën e dytë, Hamburgu është hedhur në sulm dhe ka kërkuar ta shfrytëzojë epërsinë numerike. Jonas Urbig është detyruar të intervenojë për ta ndalur një gjuajtje të Sebastiaan Bornauw pas një goditjeje nga këndi.

Megjithatë, Bayern ka arritur të organizohet më mirë në vazhdim dhe nuk ka lejuar që vendasit ta shfrytëzonin epërsinë e një lojtari më shumë.

Hamburgur SV ka pasur edhe një mundësi të mirë në pesëmbëdhjetë minutat e fundit, kur Martin Adeline ka gjuajtur fare pranë këndit të sipërm të portës së Urbigut.

Në fund, asnjëra skuadër nuk ka arritur të shënojë dhe ndeshja ka përfunduar me rezultat 0:0.

Për Hamburger SV, ky ka qenë një rezultat i rëndësishëm, ndonëse skuadra nuk ka arritur ta ndërpresë serinë negative prej njëzet e du ndeshjesh pa fitore ndaj Bayern.

Në anën tjetër, Bayern po kalon një periudhë shqetësuese, veçanërisht në mungesë të sulmuesit Harry Kane. Pas këtij barazimi, bavarezët rrezikojnë të mbeten katër pikë prapa kreut të tabelës, në varësi të rezultateve të rivalëve gjatë fundjavës.


MË SHUME NGA Sport