22:21 / 27.11.2026
Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks
UK/RTKLive.com
Boksieri nga Kosova, Labinot Xhoxhaj, e ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë, pasi ka fituar ndaj italianit Eduardo Giustini.
Xhoxhaj e ka fituar meçin pas dymbëdhjetë raundeve, ndërsa fitorja e tij është shpallur nga të tre gjyqtarët, të cilët ia dhanë pikët në favor.
Përballja është zhvilluar të premten në mbrëmje në arenën "Europa-Park", në qytetin Rust të Gjermanisë, dhe ishte e vlefshme për titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë, nën organizimin e EBU-së.
Meçi është transmetuar drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.






















