Unioni i Shqiptarëve në Kroaci uron 28 Nëntorin
BKT
Lajme

Unioni i Shqiptarëve në Kroaci uron 28 Nëntorin

RTKlive

Unioni i Shqiptarëve në Kroaci ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Në urimin e publikuar, Unioni e cilëson këtë datë si simbol të lirisë, krenarisë kombëtare, qëndresës dhe sakrificës së brezave për gjuhën dhe identitetin shqiptar.

Theks i veçantë i është kushtuar edhe luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës së dëshmorëve, veteranëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për çlirimin e Kosovës.

Unioni ka vlerësuar se për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci, 28 Nëntori është ditë bashkimi, reflektimi dhe krenarie, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar.

Po ashtu, ka ritheksuar përkushtimin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit shqiptar në Kroaci dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve.


MË SHUME NGA Lajme