Hoxha jep dorëheqje pasi kërkoi falje për fyerjen ndaj Bashkim Jasharit
BKT
Lajme

Hoxha jep dorëheqje pasi kërkoi falje për fyerjen ndaj Bashkim Jasharit

A.B|RTKLive

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Amir Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas komentit në rrjete sociale, në të cilin e kishte quajtur “palaço” Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari.

Hoxha ka kërkuar falje publike për përdorimin e fjalës “palaço” në një koment ndaj Bashkim Jasharit, ndërsa ka njoftuar edhe dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës.

Përmes një reagimi publik në Facebook, Hoxha ka thënë se fjala e përdorur ishte reagim i momentit dhe shprehje e papërshtatshme, për të cilën ka shprehur keqardhje.

Ai ka kërkuar falje Bashkim Jasharit dhe të gjithë atyre që mund të jenë ndier të fyer nga komenti.

Hoxha ka theksuar se komenti ishte qëndrim personal dhe nuk përfaqësonte qëndrimin e subjektit politik ku bën pjesë apo të institucionit që drejtonte.

Megjithatë, duke marrë parasysh përgjegjësinë publike dhe besimin institucional, ai ka vendosur të japë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës.

 


MË SHUME NGA Lajme