09:20 / 29.11.2026
Në Klinë sulmohet fizikisht polici, i dyshuari dërgohet në mbajtje
A.B/RTKlive
Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht në Klinë, në orët e para të së dielës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 00:20, kur i dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur, ka sulmuar policin që i kishte shqiptuar gjobë për shkaktimin e një aksidenti trafiku.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.






















