Policia raporton 55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
BKT
Lajme

Policia raporton 55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

A.B/RTKLive

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 14 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 41 aksidente me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Ndërkohë, policia ka shqiptuar 1 mijë e 151 tiketa trafiku.

Në raport bëhet e ditur se janë arrestuar 16 persona, 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor.

 


MË SHUME NGA Lajme