22:53 / 28.11.2026
Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë
A.B|RTKLive
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar në Tiranë me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë pritje mori pjesë me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në një postim në Facebook, ai ka vlerësuar rëndësinë e 28 Nëntorit, duke e cilësuar si simbol të lirisë, dinjitetit dhe identitetit kombëtar, që mbetet frymëzim ndër breza.
"28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë, simbolin e lirisë, dinjitetit dhe identitetit kombëtar, që mbetet frymëzim ndër breza", tha ai.






















