Pesë të dyshuar për përgatitje të vrasjes së rëndë në Prishtinë, tre në arrati
BKT
Kronika

Pesë të dyshuar për përgatitje të vrasjes së rëndë në Prishtinë, tre në arrati

A.B/RTKLive

Policia e Kosovës ka identifikuar pesë persona të dyshuar për përgatitje të veprës penale të vrasjes së rëndë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë hetimeve është identifikuar viktima, e cila është intervistuar, ndërsa është sekuestruar edhe një veturë e dyshuar.

Gjatë kontrollit të veturës është gjetur një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë. Po ashtu, gjatë bastisjes së shtëpive të të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë tjetër me shtatë fishekë.

Dy nga pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët gjenden në arrati.

 


MË SHUME NGA Kronika