Rivalët politikë në Izrael zhvillojnë bisedime për t’i dhënë fund bllokadës zgjedhore
BKT
Foto/EPA
Rajoni dhe Bota

Rivalët politikë në Izrael zhvillojnë bisedime për t’i dhënë fund bllokadës zgjedhore

A.B/RTKlive

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet të dielën në mëngjes me liderin e opozitës, Gadi Eisenkot, për të diskutuar zgjidhjen e ngërçit politik të krijuar pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Të shtunën, Netanyahu deklaroi se do të pajtohej që Eisenkot të bëhej kryeministër i pari, në kuadër të një qeverie të unitetit kombëtar me mandat të ndarë.

Partia centriste Yashar e Eisenkotit dhe tri parti të tjera opozitare hebraike fituan 48 ulëse në zgjedhjet e tetorit. Ndërkaq, blloku i Netanyahut siguroi 53 ulëse. Asnjëri prej tyre nuk arriti shumicën në parlamentin me 120 vende.

Eisenkot ka edhe një javë kohë për të formuar qeverinë, deri në përfundimin e afatit më 6 dhjetor.

Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Netanyahu tha se “përgjegjësia ime si udhëheqës më obligon të lë gjithçka mënjanë, përfshirë edhe parimin e partisë më të madhe”, duke shtuar se fillimisht do të shërbente si “kryeministër alternativ”.

Eisenkot, ish-shef i ushtrisë, reagoi shpejt duke e ftuar kryeministrin në detyrë, Netanyahu, në “negociata të sinqerta dhe të përshpejtuara”, raporton BBC.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota