16:44 / 29.11.2026
Rrugët drejt pikave kufitare, dy segmente me vështirësi në qarkullim
V. Th. / RTKLive
Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në dy rrugë që çojnë drejt pikave të kalimeve kufitare në Kosovë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, vështirësi aktualisht ka në rrugët Prishtinë-Mutivodë dhe Podujevë-Merdare, për shkak të reshjeve të borës.
Në rrugët e tjera që lidhin Kosovën me pikat kufitare qarkullimi është i kalueshëm, pa raportime për ngrica, mjegull apo rrëshqitje të dheut.
Ndërkohë, fluksi në të gjitha pikat e kalimeve kufitare është i qetë dhe nuk raportohet për pritje të automjeteve në radhë.























