Ministria: Të gjitha rrugët janë të hapura, bora në zonat malore mbi 40 centimetra
V. Th. / RTKLive
Të gjitha rrugët nën përgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë të hapura për qarkullim, pavarësisht reshjeve të dendura të borës në vend.
Ministria ka njoftuar se ekipet e pastrimit janë vazhdimisht në terren për mirëmbajtjen e rrugëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.
Sipas raportimeve të ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit shtresa e borës ka kaluar 20 centimetra, ndërsa në disa zona malore ka arritur mbi 40 centimetra.
Po ashtu, gjatë ditëve në vijim pritet të ketë temperatura minimale nga minus 16 deri në minus 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga minus 5 deri në minus 2 gradë.
Për shkak të temperaturave të ulëta dhe rrezikut nga ngricat, ministria u ka bërë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.






















