20:33 / 16.04.2019
VIDEO: Hoxhaj: Besoj që liderët shkojnë me qëndrim të harmonizuar në Berlin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të kenë qëndrime të harmonizuara në Berlin.
Ai ka folur të martën në “RTK”.
“Natyrisht që nuk është mirë nëse ka qëndrime të ndryshme kur është një delegacion. Por unë jam i sigurt që qëndrimet do të jenë të harmonizuara. Dialogu është në interes të Kosovës, nëse ne duam ta përmbyllim procesin e shtetndërtimit. Në takime të tilla nuk mund të ketë shumë dallime të mëdha të pikëpamjeve”, ka theksuar Hoxhaj.
“Ajo se çka është me rëndësi të ndodhë në Berlin është që Kosova të jetë e përkushtuar”.























