Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë do të jetë Basri Sejdiu - drejtor i SHSKUK-së, ai do të flas rreth
programit për trajtimin e infarktit të miokardit në dy orët e para.

Nga Prizreni, qytet i kulturës dhe turizmit, do të ketë lidhje të Drejtpërdrejt, për ditën botërore e monumenteve dhe lokaliteteve historike.

Ndërsa për të folur për filmin dokumentar “Batalioni i Atlantikut” i cili është prodhim i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të ftuar janë Xhymret Veliu kryeredaktor i RTK1 dhe Ridvan Berisha kryeredaktor i RTK 3. Ky film do të shfaqet të enjten në RTK në ora 20:15.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme