VIDEO-‘Batalioni i Atlantikut’, sonte premierë në RTK
BKT
Lajme

VIDEO-‘Batalioni i Atlantikut’, sonte premierë në RTK

RTKlive

Sot në RTK do të shfaqet filmin dokumentar ‘Batalioni i Atlantikut’ i cili është prodhim i Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Ridvan Berisha kryeredaktor i RTK 3, tha se ky film dokumentar është i realizuar në çdo standard dhe është një mundësi e mirë për të njohur historinë e “Batalioni i Atlantikut”. “Ky film tregon për një periudhë të luftës, është ndërtuar një produkt televiziv që mos t’i ik asnjë detaj”, tha Berisha sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).  Ai bëri me dije se në këtë film ka pamje që nuk janë shfaqur deri më tani. Filmi sipas Berishës është material i ndërtuar me xhirime të kohës që do të i japin vlerës dokumentar.

Edhe Xhymret Veliu kryeredaktor i RTK1, vlerësoi se ky film është me rëndësi për historinë. ‘Ka intervista që janë marrë nga ish protagonistët pjesëtarët e “Batalioni i Atlantikut”.

“Bëhet fjalë për njerëz që kanë lindur në Amerikë, një pjesë e tyre janë prej njerëzve jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Malësia, nga Maqedonia, ata janë lidhur me dashurinë për atdhe”, tha Veliu sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).   

Filmi dokumentar ‘Batalioni i Atlantikut’ do të shfaqet sonte (e enjte) në RTK në ora 20:15.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Xhymret Veliu kryeredaktor i RTK1 dhe Ridvan Berisha kryeredaktor i RTK 3.

 


MË SHUME NGA Lajme