Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirë të parë do të jenë Violeta Krasniqi - Drejtoreshë e shkollës së muzikës ”Prenk Jakova”, Blerina Muqolli – Koordinatore dhe Edon Ramadani - Shef i orkestrës, të cilët do të flasin për përgatitjet e koncertit “Vëllazërimi përmes muzikës”

Kurse i ftuari i dytë do të jetë Islam Lauka - autor i librit, “Kosova, e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme