Lepaja: Zgjedhjet në veri, nga fushata s`pres program për qytetarët
BKT
Lajme

Lepaja: Zgjedhjet në veri, nga fushata s`pres program për qytetarët

Analisti politik Fadil Lepaja ka thënë se sa u përket zgjedhjeve në veri të vendit nuk pret fushatë ku ofrohet program për qytetarët.

Ai ka folur të premtën në “55 minuta” te RTK.

“Nuk pres fushatë të veçantë, ajo nuk do t’I drejtohet elektoratit, do të jtë propagandë që kanë të bëjnë me marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Nga fushata nuk pres fushatë ku shpaloset ndonjë program për qytetarët, por fushatë se si janë besnikë ndaj Serbisë dhe kundërshtues ndaj Kosovës. Do të kritikohen ato pikat ku janë telashet më të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lepaja.  

Sipas tij, partitë shqiptare duhet të jenë pjesë e procesit, pjesëmarrja u jep legjitimitet zgjedhjeve.


MË SHUME NGA Lajme