Superliga vazhdon sot me dy sfida interesante
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot me dy sfida interesante

E diela sportive vjen sot me dy ndeshje të IPKO Superligës.

Feronikeli udhëton në Obiliq, ku përballet me skuadrën e ç’regjistruar nga Superliga, KEK-u.

Fitorja e mundshme e rikthen skuadrën nga Drenasi në vendin e parë.

Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Gjilan, ku skuadra e Dritës do të jetë nikoqire e Trepçës ‘89.      

Të dy këto takime do të luhen me fillim nga ora 14:45 në kuadër të xhiros se 28-të të elitës së futbollit tonë.