“Dybala do të mbetet te Juventusi”
BKT
Sport

“Dybala do të mbetet te Juventusi”

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka këmbëngulur se Paulo Dybala do të mbetet në klub dhe se bardhezinjtë do të përforcohen edhe pas titullit të tetë radhazi në Serie A.

“Nuk është koha e duhur të diskutojmë çfarë do të bëjmë por kemi idetë tona sesi të përforcojmë skuadrën”, shtoi ai.      

I pyetur për të ardhmen e Dybalas, Paratici tha: “Natyrisht se Dybala do të qëndrojë. Ai është futbollist i Juves dhe është e qartë se do të qëndrojë".