14:49 / 22.04.2019
Haradinaj në Ditën e Tokës: Ta mbrojmë ambientin
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në Ditën e Tokës ka postuar një shkrim me anë të së cilit thotë se duhet ndërgjegjësim në mbrojtje të ambientit.
Këtë postim Haradinaj e ka shoqëruar më një fotografi të tij diku në bjeshkët e Kosovës.
Postimi i Haradinajt:
Përgjegjësia jonë karshi natyrës dhe ambientit ku jetojmë, duhet të shfaqet çdo ditë. Sot kur shënojmë Ditën e Tokës, më shumë se kurrë, na duhet ndërgjegjësim e veprim në mbrojtje të ambientit.























