VIDEO-Kosova ka arritur në një demokraci të vërtetë e të avancuar
BKT
Lajme

VIDEO-Kosova ka arritur në një demokraci të vërtetë e të avancuar

Libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar nga Bernard Kouchner, tashmë është botuar edhe në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Buzuku”.

Botuesi i Shtëpisë botuese “Buzuku’, Abdullah Zeneli, vlerësoi se ky libër është një ndër më të mirët për Kosovën. “Është një ndër për Kosovën që është botuar ky libër për Kosovën. Është libër që e arsyeton edhe mundin e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kurse Jacques Baudoin, shkrimtar dhe autor i librit 'Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës', tha se me këtë libër ka dashur tu tregojë francezëve se në Evropë ka lindur një demokraci. “Kosova nuk ka qenë shumë e njohur, ka pasur shumë interesim për librin që është botuar muaj më parë në Francë”, deklaroi ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Kosova ka arritur një demokraci të avancuar. “Kosova ka arritur në një demokraci të vërtet. Unë dje kur jam kthyer në Kosovë, kam parë se ka arritur shumë Kosova”, tha ai.

Autori i këtij libri, Jacques Baudouin, ishte këshilltar i ish-Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner. Baudouin është autor edhe i shumë librave të tjerë dhe në versionin online.

Ndryshe një biografi tjetër e shkruar nga gazetarët britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger për presidentin Thaçi, me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.

Image may contain: textImage may contain: textNo photo description available.


MË SHUME NGA Lajme