Cakaj flet për angazhim të Shqipërisë që Kosova të përforcohet
BKT
Lajme

Cakaj flet për angazhim të Shqipërisë që Kosova të përforcohet

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, Shqipëria do të krijoj një task forcë për forcimin e Kosovës.

Ai ka folur kështu të martën në një intervistë për "Tv Klan" në Tiranë.  

“Komunikoj se MEPJ do të ngrej Task Force për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës me diplomatet më të kualifikuar nga Kosova dhe Shqipëria. Shumë shpejt do të ketë ambasada për përdorim të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Do të vazhdojë planifikimi për hapjen e konsullatave të përbashkëta. Do të ketë përfshirje të mundësive të këmbimit të stafit profesional në ministri dhe staf diplomatik. Do të ketë gjithashtu edhe një kalendar të përbashkët të artikuluar nga Ministria e punëve të jashtme të Kosovës dhe Ministrisë së punëve të jashtme të Shqipërisë", ka thënë ai. 


MË SHUME NGA Lajme