VIDEO-Sektori privat me shumë probleme në implementim të Ligjit të Punës
BKT
Lajme

VIDEO-Sektori privat me shumë probleme në implementim të Ligjit të Punës

Kongresi Kombëtar i të Rinjve, ka organizuar diskutimin e përbashkët: Implementimi i Ligjit të Punës në Kosovë.

Përfaqësuesi i Kongresit Kombëtar të të Rinjve, Abdyl Gashi tha se të rinjtë ballafaqohen me shumë probleme tek punësimi.

“Është absurditet që sot Inspektorati i Punës ka pak staf, kurse në anën tjetër kemi shumë zëvendësministra. Problemi i mos sigurisë në punësim krijon mundësi për të ikur nga vendi”, tha ai sot në emisionin “Studio e Hapur”, në RTK3.

Sipas tij, Kosova në të gjitha ligjet ka ngecje në implementim të tyre. “Sot Inspektorati i Punës, ka 42 punëtorë, ata brenda kapaciteteve thonë se kanë arritur shumë”, tha ai.

Gashi vlerësoi se edhe pas 21 viteve ende janë në pushtet personat e njëjta. “Nuk është logjike që kemi ende persona të njëjtë në Parlament, nuk ka fytyra të reja”, deklaroi ai.

Përfaqësuesi i Kongresit Kombëtar të të Rinjve, Abdyl Gashi, tha se janë shumë faktorë që të rinjtë po ikin nga Kosova. “Ata po kërkojnë siguri për vendin e punës. Ka zgjidhje, ajo është që duhet të rritet urgjentisht numri i inspektorëve të punës”, tha ai.

Për më shumë ndiqeni videon:


MË SHUME NGA Lajme