VIDEO-`Libri i Luftës` promovohet edhe në Zvicër
BKT
Kulturë

VIDEO-`Libri i Luftës` promovohet edhe në Zvicër

RTKlive

Në Zvicër do të promovohet “Libri i luftës” i autorit Nuhi Bytyçi. Në libër autori paraqet përvojën dhe punën e tij dhjetëra vjeçare në gazetari.

“Libri i Luftës” është për thyerjen e censurës në Televizionin e Prishtinës, për të vërtetën e Kosovës, luftës së UÇK-së, Kosovës së lirë, etj.  

Më 26 prill 2019 në orën 19:00, në Ambasadën e Republikës së Kosovës

Adresa: Zäghringerstrasse 25, 3012 Bern

Më 28 prill 2019 në orën 14:00 në restorantin “Centrum 68”

Adresa: Landstrasse 64 5436 Würenlos

Më 29 prill 2019 në orën 18:00 në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës

Adresa: 63 Rue de Lausanne, 1202 Geneve

Në LIBRIN E LUFTËS të autorit, gazetarit e publicistit të njohur shqiptar Nuhi Bytyçi, në mënyrë të veçantë është përfshirë edhe kontributi i diasporës shqiptare në vendet evropiane, në Amerikë dhe mbarë botën para luftës në Kosovë, sidomos gjatë luftës për çlirimin e Kosovës dhe në periudhën e pas luftës, të rindërtimit e shtetndërtimit të Kosovës. Po ashtu në libër kaptinë e veçantë i është kushtuar edhe luftës së UÇPMB-së në Kosovën lindore, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në trojet etnike shqiptare në Maqedoni. Edhe në këto kaptina potencohet kontributi i të gjithë shqiptarëve në mbështetje të kauzës për të drejta të plota kombëtare në këto hapësira. 


MË SHUME NGA Kulturë