VIDEO - “Korrigjimi i kufijve s’po përmendet, por rreziku ekziston”
BKT
Lajme

VIDEO - “Korrigjimi i kufijve s’po përmendet, por rreziku ekziston”

Çështja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk po përmendet, por megjithatë ekziston rreziku që kjo temë të mos ketë kaluar, kanë thënë Avni Zogiani dhe Faton Abdullahu.

Ata kanë folur të enjten në “IMAZH” te RTK.

 “Bartësi kryesor i kësaj ideje përherë e më pak e përmend atë. Por rreziku ekziston. Për aq kohë sa Kosova ka një president të tillë Kosova vazhdon të jetë e ekspozuar para rrezikut”, ka thënë Zogiani, i cili është anëtar i lëvizjes Vetëvendosje.

“Kemi të bëjmë me një president që nuk është Atifete Jahjaga. Fuqia dhe forca politike janë më të mëdha. Çështja e kufijve shqetëson akoma”, ka thënë analisti politik Faton Abdullahu.   


MË SHUME NGA Lajme