Me debate të ashpra personale mbaron mbledhja e Komisionit për “gylenistët”
BKT
Lajme

Me debate të ashpra personale mbaron mbledhja e Komisionit për “gylenistët”

rtklive.com

“Konstatoj që nuk ekzistojnë kushte për punë, meqenëse  presidenti refuzon t’u përgjigjet pyetjeve. Me kaq e mbyllë”, ka thënë Xhelal Sveçla.

“D.m.th. nuk jeni të gatshëm të dëgjoni. Në rregull kur të jeni të gatshëm”, ka thënë Hashim Thaçi.

Kështu mbledhja e Komisionit Hetimor për deportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova është mbyllur.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që angazhimi i ekspertit ndërkombëtar të interpretohet nga ana ligjore, gjë për të cilën nuk janë pajtuar disa deputetë: Sami Kurteshi, Driton Selmanaj, Frashër Krasniqi, por jo edhe Hajdar Beqa.

“Ne nuk patëm aftësi menaxheriale që të plotësojmë një kërkesë, që presidentin e pati prej fillimit . Unë e kisha liru presidentin. President të kërkojmë falje që ta kemi hupë kohën”, ka thënë Beqa.

Mbledhja është karakterizuar me debate personale dhe çështje të luftës së UÇK-së.

Në një moment deputeti i LDK-së Anton Quni i ka thënë Hashim Thaçit se është frikësuar në luftë.

“Ju jeni frikësu gjatë luftës, por pse po frikësoheni në paqë”, i është drejtuar ai.

Përgjigjja e Thaçit ka qenë e menjeëhershme. “Mos u djersit kur të flasësh për luftën, ti Bashko Buha, që je mercenar”, i ka thënë Thaçi deputetit Quni.

Quni ka reaguar sërish duke i thënë “Ti je hajn, profiter e kriminel”.

Depueti Beqa i ka thënë Qunit se ka qenë në luftë me korrespondencë.

Gjithashtu përplasje e ashpër është zhvilluar edhe mes presidentit, Beqës e Kurteshit.

I pari i shtetit, u shpreh i bindur se eksperti që është angazhuar nga ky komision është mik dhe bashkëpunëtor i deputetit,  Sami Kurteshi.

Ky i fundit, këtë e mohoi në mënyrë kategorike, dhe për këtë filluan akuzat ndërmjet njëri tjetrit.

Thaçi, i tha Kurteshit se e ka refuzuar me qenë anëtar i PDK-së në kohën kur, sipas tij ky ka qenë në SHIK.

Gjitha këto akuza, Kurteshi i cilësoi si shpifje dhe "ore të killavta".

Në lidhje me këtë çështje, është  inkuadruar deputeti Hajdar Beqa, i cili i tha Kurteshit se pas presidentit Thaçi i ka thyer këmbët.

Pas kësaj, Kurteshi iu drejtua që mos t’i përmend emrin dhe ta mbyll gojën.

Presidenti Thaçi vazhdimisht e kishte cak, deputetin Kurteshi. Ky i fundit në një moment tha se Thaçi është njeri i poshtër.

Më pas, presidenti Thaçi vazhdoi polemikat e tij dhe me deputetin e LDK-së Driton Selmanaj.

Deputeti e konsideroi Thaçin,  si përgjegjësin kryesor për dëbimin e shtetasve turq, dhe për këtë iu shpreh se nuk do të mund të ik askund.

Edhe më tej komisioni është duke vazhduar diskutimin  me presidentin Thaçi.


MË SHUME NGA Lajme