18:17 / 26.04.2019
FFK publikon zyrtarët e fundjavës në elitë, ja kush i gjykon sfidat krysore
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), të premten ka publikuar zyrtarët e javës së 29-të në IPKO Superliga, transmeton RTKlive.
Edhe kjo fundjave vjen me disa sfida tejet interesante dhe të rëndësishme në garën për titull të kampionit dhe mbijetesën në elitën e futbollit tonë.
Xhiroja e 29-të do të hapet nesër pasdite, ku do të luhen tri ndeshje Feronikeli-Gjilani, Llapi-Drita dhe Ballkani-Ferizaj.
Kjo xhiro do të vazhdojë të dielën pasdite me tri ndeshjet tjera, ku takohen Trepça ’89-Liria, Flamurtari-KEK-u dhe Prishtina-Drenica, kjo e fundi nis në orën 19:00.























