Grajçevci: Ndërkombëtarët të shtojnë presionin ndaj Serbisë
Kryetari i Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Ahmet Grajçevci, tha se adresa e vetme për të pagjeturit mbetet Beogradi për çka kërkoi trysni ndaj shtetit serb nga bashkësia ndërkombëtare.
“Shumë gjëra e kanë adresën në Beograd nuk e kanë më në Kosovë, në Kosovë ne kemi hulumtuar dhe kemi zbuluar 605 varreza masive duke llogaritur 3 persona e tutje e deri në 150 persona. Tash mendoj që bashkësia ndërkombëtare do të bëjë një trysni shumë të madhe mbi shtetin serb për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, meqë adresa e fundit është Serbia” , tha ai.
Këto deklarata, Kryetari i Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Ahmet Grajçevci, i bëri pas homazheve tek Obelisku i të Pagjeturve në Prishtinë.























